“Habitati” i portreteve

21/06/2017 00:00

Pikturat e tij flasin përmes portreteve, sepse personazhet janë qënie humane që komunikojnë përmes tipareve, kryesisht përmes syve që përgjithësisht janë të trishtueshëm e që përcjellin melankoli.

“Unë jam marrë shumë me portretin, por këto janë zgjedhje të një karakteri tjetër që synojnë përgjithësimin, jo individualizimin e personzaheve. E shikoj njeriun pak si një qënie të divinizuar, që shkon përtej anës individuale. Sytë shprehin gjendjen më autentike, gjendjen shpirtërore, është termometri i gjërave. Mund të jetë e qëllimshme, mund të jetë edhe normale që të jetë e tillë. Nuk është se ka një qëllim për ta bërë të trishtueshme veprën”, thotë piktori Viktor Ferraj.

Janë skulptura e piktura të punuara në materiale minimaliste: stof, karton apo copa të mbetura në ekspozitën, të cilen artisti e ka quajtur “Habitat”, ku shfaqet njeriu modern, i kohës së sotme dhe problemet e ambientit që e rrethon.
 
“Tek njeriu çfarë është habitati? Në fakt kjo është gjëja më interesante  e më e pasqaruar, sepse ka gjithmonë një evolucion brenda kësaj ideje. Ai e koncepton ambientin gjithnjë e më të hapur, gjithnjë e më të veçantë me elemente gjithnjë e më moderne që vijnë e shtohen. Ndonjëherë habitati i një njeriu mund të jetë problem për habitatin e një njeriu tjetër. A mund të kënaqet njeriu edhe me pak, apo mund të jetojë duke akumuluar vazhdimisht? Kjo është dilema e njeriut modern. Ky është themeli i saj”, shton autori.

Personzahet e “Habitatit” të Viktor Ferrajt do të qëndrojnë të ekspozuara deri në fund të muajit qershor në galerinë e artit Kalo.

Top Channel