Fondet për Shqipërinë, përfitohen 4 projekte infrastrukturore

21/06/2017 00:00

Shqipëria është një nga përfitueset më të mëdha të Fondit të Investimit të Ballkanit Perëndimor, nismë kjo e Bashkimit Europian për t’iu ardhur në ndihmë vendeve të rajonit.

Në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë në Stokholm janë prezantuar në total 24 projekte, nga të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, nga të cilat janë miratur vetëm 12, me një vlerë totale investimi prej 11 milionë e 300 mijë euro.

Vendi ynë ka marrë mbështetjen për 4 projekte, të cilat arrijnë në shifrën e 3 milionë e 350 mijë eurove, si dhe është përfituese edhe e projektit rajonal për sistemin e transmetimit të energjisë. Top Channel ka mësuar se 4 projektet fituese të Shqipërisë janë:

– Rindërtimi i kalatave 1 dhe 2 në Portin e Durrësit, me vlerë 1.100.000 euro
– Ndërtimi i “By Pass”-it të Lezhës, me vlerë 350 mijë euro
– Mbështetje për zhvillimin e hidrocentralit të Skavicës, me vlerë 1.500.000 euro
– Një investim prej 400 mijë eurosh për zhvillimin e sipërmarrjeve dhe turizimit përgjatë liqenit të Shkodrës.

Burime diplomatike thanë për Top Channel se, veç faktit që Shqipëria është përfituesja më e madhe, rëndësi kryesore kanë projektet e miratuara, të cilat janë vepra strategjike për vendin.

Ndërkohë, edhe Kosova është përfituese e rëndësishme, pasi ka marrë mbështetjen për ndërtimin e hekurudhës që lidhet me Aeroportin e Prishtinës, me vlerë 1.1 milionë euro, si dhe mbështetjen me 260 mijë euro për përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA