Përvoja kanadeze në Tiranë

14/06/2017 00:00

Dhe pse ka përfunduar studimet për ekonomi në Tiranë, Anila Hetoja nuk është ndarë nga piktura që në moshën 5-vjeçare kur nisi të vizatojë.

Ajo është e dashuruar me ngjyrat dhe kjo është arsyeja që e ka quajtur ekspozitën e saj “Ngjyrat e jetës”. Ajo studioi më pas në Toronto të Kanadasë duke kultivuar kështu dhe shijet e saj artistike.

Rikthimi në Tiranë nuk i mori shumë kohë artistes, e cila hapi ekspozitën e saj “Love” me 40 punime, një ogur i mirë për të duke parë që në vetëm pak kohë përgatiti ekspozitën e saj të dytë, “Ngjyrat e Jetës”.

Krahas pikturës dhe ngjyrave me të cilat luan në telajot e saj, Anila është edhe një interior designer, ku thotë se shpesh miqtë e saj i kërkojnë këshilla.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel