Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj Dy javë para zgjedhjeve, 12 shoqata që përfaqësojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë dolën edhe ato me një platformë të tyren ekonomike, që do t’ja paraqesin partive politike.
Luan Bregasi i “Bussines Albania” thotë se programet ekonomike të paraqitura deri më tani nga partitë janë përtej realitetit dhe kërkon të dëgjohet zëri i biznesit.
“Duke parë këto lloj premtimesh, që janë liruar pak më shumë sesa mban ekonomia jonë, do të dëshironim që kjo platformë të bëhet së bashku me ne sipërmarrësit që e dimë më mirë se ku çalon ekonomia jonë”, deklaroi kreu i “Business Albania”, Luan Bregasi.
Biznesi kërkon rishikimin e disa taksave.
“Uljes së moderuar e nivelit të TVSH-së dhe përshkallëzimi në zbritje për sektorë specifikë, rishikimi i taksave vendore për industritë prodhuese, janë shumë të larta taksat vendore”, u shpreh Bregasi.
Shtylla të tjera janë zhvillimi i arsimit profesional, ulja e kostove për fermerët. Kurse në turizëm sipërmarrësit kërkuan që ulja e TVSH-së të nisë të implementohet sa më shpejt.
“Duhet të përgatiten aktet nënligjore, sepse në datën 6 qershor duhet të hynte në fuqi ky ligj dhe për shkak të ministrave teknikë, kjo gjë nuk po bëhet akoma”, thotë ai.
Por kërkesa më e guximshme e shoqatave duket se është ndarja e Ministrisë së Tregtisë dhe Sipëmarrjes si ministri më vete në kompozimin e ardhshëm qeveritar, ndërsa kreu i saj të propozohet dhe shkarkohet nga vetë biznesi.
“Jo edhe e kësaj, edhe asaj, gjashtë emra pas sipërmarrjes. Forumi është i gatshëm të kontribuojë në përzgjedhjen dhe t’i sigurojë Kryeministrit të ardhshëm tre kandidatura më të përshtatshme ndër individët më të spikatur në fushën e sipërmarrjes”, shtoi Luan Bregasi.
Top Channel