E ardhmja e Xabi Alonsos, një klub me peshë në Premier League kërkon spanjollin
Kriza politike që ka shpërthyer në Gjirin Persik, pas izolimit të Katarit nga disa shtete arabe, po prek edhe futbollin. E tashmë ka ardhur edhe viktima e parë.
Bëhet fjalë për arbitrin që duhej të gjykonte ndeshjen mes Tajlandës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e vlefshme për grupin B të zonës kualifikueseve aziatike të Botërorit 2018.
FIFA kishte përcaktuar një gjyqtar nga Katari për këtë sfidë, por më pas qeveria e futbollit e zëvendësoi atë me kërkesë të Federatës së Futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke caktuar një arbitër nga Singapori, i ndihmuar nga dy asistentë nga Malajzia.
Edhe pse FIFA shprehet qartë kundër ndërhyrjeve të politikës në futboll, këtë radhë ajo bëri një përjashtim.
“Vendimi u mor për arsye sportive, duke u bazuar edhe në situatën aktuale gjeopolitike”, lexohet në komunikatën e FIFA-s. Por shqetësimet për qeverinë e futbollit botëror nuk ndalen këtu. Botërori i vitit 2022, i parashikuar të zhvillohet në Katar është vërtet në rrezik, megjithatë Gianni Infantino është shprehur optimist për zgjidhjen e kësaj krize.
“Jam në kontakte të vazhdueshme me autoritetet më të larta të Katarit”, tha Infantino në një intervistë për median franceze. “Duhen edhe 5 vite deri në Botërorin e vitit 2022, e unë besoj se kjo do të jetë një kohë e mjaftueshme për të normalizuar gjendjen. Nëse futbolli është në gjendje që të japë një kontribut sado të vogël, që kjo të ndodhë, jam gati të ofroj ndihmën time”, shtoi presidenti i FIFA-s.
Top Channel