Sadiku ringjall Kombëtaren, fitore monumentale në Izrael – Notat

11/06/2017 00:00

Thuhet që hakmarrja serviret e ftohtë, por kombëtarja më shumë së kurrë ka qenë e zjarrtë, shpërthyese.

Shqipëria ka arritur një fitore historike në Izrael, duke hedhur pas krahëve momentin e keq të skuadrës. Tre gola, por edhe një lojë fantastike stiluan një prej ndeshjeve më të bukura të Kombëtares, por padyshim edhe më e rëndësishmja e këtij edicioni. Një ndeshje e fituar me besim dhe dëshirë.

Dominim në të gjitha aspektet. Nga sot, skuadra mund të besojë për të shpëtuar një sezon shumë të vështirë.

FOTO GALERI
3/12
Gjimshiti - 6.5 nuk ka rëndësi sa minuta ka luajtur në këtë sezon, kjo ishte një ndeshje në kufijtë e perfektes për mbrojtësin e qendrës së kombëtares.

Top Channel