Të plotëfuqishmit e botës bëhen refugjatë (FOTO)
10/06/2017 00:00
Të braktisësh pozitat institucionale, protokollet dhe vizitat ndërkombëtare për t’u vënë në petkun e refugjatëve.
Kjo ndodh në pikturat e artistit sirian Abdalla Al Omari, të cilat janë ekspozuar në Dubai, me titullin “The Vulnerability Series”.
Artisti ka marrë liderët më të fuqishëm të botës, që nga Trump e Obama, deri tek Putin, Hollande e Merkel, duke i portretizuar si refugjatë që shtegtojnë për një jetë më të mirë, endacakë, apo të pastrehë.
Top Channel