Sampaoli e nis me këmbë të mbarë

09/06/2017 00:00

Argjentina ka mundur Brazilin me rezultatin 1-0 në miqësoren që u luajt në Melburn dhe që ishte debutimi i trajnerit Jorge Sampaoli në stolin bardhekaltër.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mercado. Edhe pse Argjentina kishte hedhur në fushë artilerinë e rëndë (Messi, Higuain, Dybala dhe Di Maria), u desh një mbrojtës për të zhbllokuar ndeshjen.

Ndeshja mund të kishte pasur edhe më shumë gola nëse Di Maria nuk do të kishte goditur shtyllën në pjesën e parë, ndërsa Gabriel Jesus dhe Willian dy herë traversën brenda pak sekondave.

Kjo klasike e Amerikës së Jugut u ndoq nga 95 569 spektatorë.

Top Channel