Pas lejes së aprovuar për mesfushorin Elir Maloku, një tjetër talent futbolli bëhet zyrtarisht pjesë e ekipeve kombëtare shqiptare.
Taulant Seferi, futbollisti shqiptaro-maqedonas, i cili së fundmi është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave në Maqedoni, mund të luajë për flamurin tonë.
Edhe për Seferin, pas kërkesës së vet futbollistit dhe FSHF-së drejtuar Departamentit të Statusit të Lojtarit në selinë e FIFA-s, është dhënë miratimi që të luajë për përfaqësuesen kuqezi.
Edhe futbollisti Seferi, sikurse Elvir Maloku janë në dispozicion të ekipit kombëtar U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi.
I lindur në Kumanovë më 15 nëntor 1996, Taulant Seferi e nisi karrierën te Rabotniçki, para se të transferohej në Zvicër tek Young Boys, fillimisht me të rinjtë dhe këtë sezon në ekipin e parë. Ai është mesfushor i majtë.
U21 do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për kualifikueset e Europianit më 12 qershor, në orën 20:00, ndaj Estonisë në stadiumin “Elbasan Arena”.
Top Channel