Roland Garros, Murray e Wawrinka në gjysmëfinale

08/06/2017 00:00

Andy Murray dhe Stanislas Wawrinka i bashkohen Rafael Nadal dhe Dominic Thiem në gjysmëfinale të Roland Garros.

Tenisti britanik eliminoi në çerekfinale Kei Nishikorin, duke e mundur me rezultatin 3-1. Ishte japonezi ai që e nisi më mirë sfidën, teksa fitoi setin e parë 6-2, por Murray reagoi për të vënë diktatin e tij në lojë. Numri 1 i botës arriti të fitojë 3 sete radhazi me rezultatin 6-1, 7-6 dhe 6-1, për të arkivuar edhe këtë ndeshje në favorin e tij.

Kundërshtari i Murray në gjysmëfinale do të jetë pikërisht Stan Wawrinka, i cili mundi kroatin Marin Cilic. Tenisti zviceran nuk shpenzoi shumë kohë në këtë përballje me Cilic, të cilën e mbylli me rezultatin 3-0. 6-3, 6-3 dhe 6-1 ishte rezultati i seteve të fituara nga Wawrinka, i cili nuk i la asnjë shans kundërshtarit të tij që të hynte në lojë.

Në gjysmëfinalet e Roland Garros bie në sy fakti që 3 nga tenistët e kualifikuar në këtë fazë nuk kanë humbur asnjë set dhe ata janë Nadal, Wawrinka dhe Thiem.

Top Channel