Interi, 110 milionë euro për merkaton

08/06/2017 00:00

Pronarët e Interit i kanë premtuar Luciano Spallettit ndërhyrje në merkato dhe mesa duket kanë ndërmend ta mbajnë fjalën e dhënë.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, kompania Suning është gati të akordojë një fond prej 110 milionë eurosh për të bërë blerje të reja, një shifër kjo së cilës do t’i shtohet edhe ajo që do të sigurohet nga shitjet e disa prej futbollistëve të skuadrës dhe i vetmi që duket se i shpëton revolucionit duket se është Perisic.

Në listën e atyre që do të dalin në merkaton e transferimeve janë Jovetic, Ranocchia, Brozovic, Banega dhe Murillo, një plan ky që gjithsesi është i vështirë të realizohet plotësisht.
 
Përsa i pëket ardhjeve të reja në skuadër, Sabatini nuk ka asnjë dyshim, Interit i duhet një lider i vërtetë në mesfushë dhe ai që e plotëson më së miri këtë kriter është pikërisht Kevin Strootman. Holandezi së fundmi ka rinovuar kontratën me Romën, ku përfshihet edhe një klauzolë për zgjidhjen e saj prej 45 milionë eurosh.

Top Channel