Shpresat pa shpresë;  “Gjelat” fitojnë 3-0

05/06/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshat deri në 21 vjeç nuk mundi dot t’u bëjë ballë rivalëve francezë në një miqësore të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” tërësisht nën dominimin e miqve.

Seleksioni kuqezi humbi 0-3 përballë transalpinëve në një 90 minutësh që i shërbeu trajnerit Alban Bushi si test para eliminatoreve zyrtare të këtij muaji.

Vetëm 22 minuta lojë rezistoi ekipi Shpresa pasi Muse’ na ndëshkoi në një goditje pranë portës i pambuluar nga mbrojtja. I njëjti futbollist që militon me ekipin anglez Bornmauth, dyfishoi për Francën me një goditje të saktë brenda zonës pasi mbajti në tension të gjithë prapavijën në fundin e pjesës së parë.

Rinisja e lojës ishte një dialog mes mbrojtjes shqiptare dhe ofensivës franceze që u kurorëzua me golin e tretë të miqve me autor Siebatshë’ pas një rrëmuje që nxorri të lirë sulmuesin e Shatoru’. Kjo sfidë i shërbeu trajnerit Bushi për të verifikuar gjendjen e lojtarëve para eliminatores së parë ndaj Estonisë në 12 qershor.

Top Channel