LSI: S’merremi me të tjerët

04/06/2017 00:00

Nga Kukësi, ku prezantuan kandidatët për deputet të këtij Qarku, drejtuesit e LSI-së, theksuan se sfida e tyre e vetme nuk është me partitë e tjera politike, por për të nesërmen e Shqipërisë.

“Ne nuk merremi me të tjerët sepse sfida jonë nuk është beteja me ta, sfida jonë është beteja me të nesërmen e Shqipërisë. Sfida jonë është beteja që duhet ta fitojmë për të nesërmen e rinisë së këtij vendi, për të nesërmen e rinisë së Kukësit e cila nuk duhet të kërkoj rrugën e shpëtimit në emigracionin e paligjshëm, por duhet ta gjej shpëtimin, punën, dashurinë për atdheun, pikërisht në trojet e veta, pranë familjeve të veta dhe LSI merr përsipër ta bëj Shqipërinë vendin e punës, të mirëqenies dhe të dashurisë së shqiptarëve”, u shpreh Luan Rama.

Top Channel