Marrëveshja PS-PD, Haki Mustafa drejtori i ri i OSHEE-së

02/06/2017 00:00

Haki Mustafa është emëruar drejtori i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ai zëvendëson Adrian Çelën pas marrëveshjes poltike PS-PD, ku pjesë ishte edhe ndryshimi i disa drejtorëve të kompanive publike.

Burime prane OSHEE dhe ministrisë së Energjisë bëjnë me dije se Haki Mustafa është takuar sot me drejtoret kryesorë e të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, ndërkohë që detyrën do ta marrë zyrtarisht ditën e hënë.

Më parë zoti Mustafa ka qënë kryetari i njësisë administrative numër 11 në Laprakë, i zgjedhur me vota të Partisë Demokratike.

Top Channel