Hetohet oficeri gjyqësor, u përplas me ministrin për projektorët

02/06/2017 00:00

Përveç hetimeve që po zhvillohen për të përcaktuar shkaqet e dëmtimit të 140 tubuesve, prokuroria nisi hetimet edhe për procedurën e ndjekur se si u sekuestruan dy projektorë të përdorur gjatë mitingut.

Shkak është bërë një video që tregon ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj teksa i ndërhyn me udhëzime oficerit të policisë gjyqësore, se sa projektorë duhet të sekuestronte.

Por prokurorët thonë se oficeri i policisë gjyqësore, i cili po kërkonte sekuestron e projektorëve nuk ishte urdhëruar nga prokurori  për të kryer një veprim të tillë sikurse pretendon në bisedën e filmuar.

Është detyra e tij të kryente këtë veprim shpjegojnë burime të prokurorisë duke nënkuptuar me këtë veprim se ne fakt prokuroria nuk është penguar gjatë detyrës së saj. Materiali, siç thonë burimet jo zyrtare  referuar kundër oficerit të policisë gjyqësore, nga strukturat e policisë së bashku me të dhënat për një efektiv tjetër të “Shqiponjave”.

Ky efektiv dyshohet se ka filmuar ministrin e Brendshëm me kamerën e trupit dhe prokurorët po synojnë të zbulojnë se si u shpërnda ky filmim.

Burimet shpjegojnë se nuk ka hetime të nisura ndaj ministrit të Brendshëm, por ndaj oficerit të policisë gjyqësore.

Më herët, Prokuroria refuzoi të regjistrojë ngjarjen ku u dëmtuan tubuesit demokratë për dyshimet e ndotjes së ajrit duke i regjistruar për pengim të aktivitetit elektoral. Megjithëse policia dyshon se dëmtimi i qytetarëve ndodhi nga projektorët, prokurorët kanë vendosur t’i kërkojnë ndihmë Gjermanisë për të marrë një përgjigje se çfarë u ndodhi 140 tubuesve në bulevard.

Top Channel