“Fair play” i Del Potros, ngushëllon Almagron pas dëmtimit

02/06/2017 00:00

Dita e pestë e turneut të Roland Garros shënoi një moment “fair play” që u pa pikërisht në fushën nr.2, ku u vunë përballë njëri-tjetrit Juan Martin Del Potro dhe Nicolas Almagro.

Sfida nuk u luajt plotësisht, për shkak të një dëmtim i në gju të tenistit spanjoll dhe gjithçka ndodhi kur situata e ndeshjes ishte krejtësisht e barabartë, pasi secili prej tenistëve kishin fituar nga një set.

Almagro shfaqi problemet fizike në fillimin e setit të tretë dhe shumë shpejt e kuptoi që gjuri e tradhtoi, duke e detyruar të braktisë ndeshjen mes lotëve.

Në këtë moment, Del Potro iu afrua kundërshtarit të tij duke e ngushëlluar për situatën që po përjetonte, duke fiksuar momentin e ditës në turneun parizien.

Top Channel