Rama: Sakrifikuam pushtetin për shtetin. Na duhet “timoni”

01/06/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama u ndal në njësinë administrative numër pesë në Tiranë për të vijuar takimet elektorale me qytetarët.

Në fjalën përpara mbështetësve, Rama i ftoi ata që të votojnë numrin dy, që është numri i Partisë Socialiste në fletën e votimit, për të vazhduar atë që ai e quan “pjesa e dytë e ndërtimit të vendit dhe shtetit”.

Duke u ndaluar tek marrëveshja 18 majit me Lulzim Bashën, Rama tha se ajo dëshmoi se Partia Socialiste është forca e duhur politike për të drejtuar vendin.

“Ne dëshmuan që nuk duam pushtet vetëm për vete, se në të kundër Luli do të ishte ende në çadër dhe ne do të kishim 100 deputetë më 18 apo 25 qershor. Ne sakrifikuam pushtetin për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shtetit”, tha ai.

Rama ripërsëriti thirrjen që Partia Socialiste duhet të jetë në gjendje të formojë e vetme qeverinë pas 25 qershorit.

“Që të mos i kemi duart e lidhura, që të mos e kemi njërën dorë të zënë, na duhen votat e një shumice dhe të mos kemi të tjerë në prehër me një dorë në timon dhe me një dorë…”, vijoi ai.

Top Channel