E nisi me batutë në Pukë paradite dhe e konkretizoi me reklamë pasdite në “Facebook”.

Kryetari socialist, Edi Rama, i njohur për ironinë e tij këtë fushatë ndaj Partisë Demokratike, deklaroi jo pa humor paradite në Pukë se demokratë dhe socialistë duhet të votojnë në fletëvotim numrin dy. Duke ngritur dy gishtat lart.

Shenja që këto 27 vjet është identifikuar me Partinë Demokratike, pasdite është shfaqur në “Facebook-un” e kryeministrit, në një dore që mban trëndafilin simbol të socialisteve.

Nuk dihet akoma nëse ky do jete një lajtmotiv zyrtar në fushatën e Ramës, apo një diversion me humor me simbolin e demokratëve, të cilët gjatë fushatës aktuale kanë shmangur simbolet tradicionale të PD dhe janë shfaqur me emblemën “Republika e Re”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel