LSI, kundër…Qeverisë. Dervishaj: Boll palma, tani rrugë

01/06/2017 00:00

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj në një postim në rrjetet sociale  i quan shpifje deklaratat e fundit elektorale.

“Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI. Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja. E megjithatë po punojmë”, shkruan Dervishaj.

Ai rendit sukseset sipas tij të kësaj ministrie sa kohë është drejtuar nga LSI duke përmendur rrugën Tiranë-Elbasan, Unazën e Madhe në Tiranë.

Akuzat e ministrit të qeverisë Rama vazhdojnë më tej duke iu drejtuar me fjalët, se duhet të heqin dorë nga thasët me miell, se shqiptarët nuk hanë një herë në katër vjet, por kanë nevojë për mirëqenie të përditshme.

“Kujtoni si u mbushën birucat me fukarenj e si e ngjitët rininë maleve për hashash. Prandaj dhe shqiptarët do votojnë ata që flasin pak, e punojnë shumë”, shkruan ministri nga radhët e LSI.

Top Channel