Basha fton Ramën për debat politik në Top Channel

01/06/2017 00:00

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ripërsëritur ftesën e tij për debat televiziv, për kryeministrin Rama.

Nga studio e “Top Story”, Basha ka ftuar Ramën, që debatin e parë televiziv ta zhvillojnë në Top Channel.

“Ka një sforcim të Edi Ramës në këto zgjedhje, që nuk merret me ekonominë, punësimin dhe shëndetësinë. Unë kam pesë ditë që e ftoj në debat dhe e ftoj edhe nga kjo studio. Le ta bëjë këtu në Top Channel debatin. Hajde ta bëjmë këtu debatin, Edi Rama dhe të bëjmë bilancet. Nuk e shtyn dot 3 javë e gjysmë me estradë se bëhet qesharake. Eja dhe tregoju shqiptarëve ku i ke 300 mijë vendet e punës”, deklaroi Basha nga studio e “Top Story”.

Top Channel