Vasili ironizon PS: Tafmaja e makinës me një timon

31/05/2017 00:00

Kryeministri dhe socialistët, dëshirën për të qeverisur të vetëm e kanë shprehur duke thënë se duan të drejtojnë një makinë me një timon.

Në lidhje me këto deklarata, reagoi kreu i LSI-së, Petrit Vasili, duke thënë se makinat me një timon dhe pa frena kanë gjithnjë fund të njëjtë, njësoj si në vitin 1994, kur u zhvillua referendum, ku njësoj kërkohej që vendi të drejtohej nga një forcë e vetme politike.

“E kam dëgjuar edhe në vitin 1994, kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu”, thotë Vasili. “Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm sesa në vitin 1994”, përfundon reagimi i kreut të LSI-së.

Top Channel