Rama: Vazhdojmë rindërtimin. Me PD borxhi shkon 100 përqind

31/05/2017 00:00

Nga Fishta e Lezhës gjatë një takimi elektoral, Edi Rama ftoi fermerët të votojnë më 25 qershor për PS, sepse për të zgjedhja është e lehtë.

44 muaj punë për Edi Ramën në krye të qeverisë kanë mjaftuar për të vendosur themelet e shtetit përmes reformave të dhimbshme, për të cilat nuk ngurroi të fajësoi ish-paraardhësin e tij Sali Berisha.

“Ne kemi bërë goditjen më të rëndësishme në skistemin e vjetër duke goditur në themel pallatin e drejtësisë. Se unë se di këtu a ka njerëz me kongflikte pronësie por nga 90 deri para dy vitesh statistika e konfkikteve fizike të pronësisë me vrasje plagosje etj…..është 8 mijë. Gjykatësit e plepave, i mori saliu nga mitigjet me dy gishta I bëri gjyaktës me 2 gishta, edhe i bënë pronat lesh e li”, shtoi ai.

E pikërisht reformën në drejtësi dhe votimin e Vettingun, kreu i qeverisë I cilësoi suksese të mandatit të parë.

“Qysh prej ditës së parë po të shihni cfarë thonë partitë, kanë bërë reformë jo, arna. Ne e thamë dhe thonte saliu, kaq ta bëni dhëmbin ju ne se votojmë, e patë si erdhën? 140 krerë të gjithë në vathë, kartoni jeshil lart kokën poshtë. Vettingun me ramën jo. Kurrë, revolucion, vetting u votu rama është këtu. Sepse ne e kemi nda mendjen, o do bëjmë shtet ose ikim. Kush do të kthehet mbrapa, të votojë PD.

Rama ironizoi edhe premtimet e rivalit të tij politik apo kandidatëve demokratë për deputetë.

“Dëgjova Preçin. Është i paparë, republika e re do jua bëjë pensionet 250 mijë lekë dhe kur e thotë Preci është e vërtetë. Me I bo aq me këtë buxhet për 2 muaj është viti 1997. Ska më lek për asgjë. Ky është një protagonist i republikës së re. Luli kur premton se ka problem see di që sdo ketë rast me i bo, por me ato premtime borxhi I sh shkon përtej 100% dhe pastaj do të marri malli për sudden xhaferrin se të jepnin ndonjë gjë përkohësisht pro këta ta bëjnë shqipërinë rrafsh”, tha Rama.

Për të vijuar në rrugën e reformave, Edi Rama tha se timonin PS duhet ta drejtojë e vetme.

“Na duhet ta kemi ne timonin për 4 vjet, të vazhdojmë ne timonin dhe të tjerë që e lëvizin nuk vazhdohet”, tha ai.

Top Channel