Krimet e Rënda, Apeli rihap çështjen për gjykatësin Doda

31/05/2017 00:00

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rikthyer për rigjykim çështjen ndaj gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda, i akuzar për korrupsion.

Ai ishte dënuar në shkallë të parë me 4 vjet e 6 muaj burg, pasi ishte shpallur fajtor për përvetësimin e 80 mijë eurove për një vendim gjyqësor civil, duke favorizuar njërën palë.

Gjykata e Apelit ka vërejtur shkelje të procedurave në gjyqin ndaj Dodës dhe me këtë argument ka kërkuar rigjykim të çështjes.

Ndërkohë, sipas prokurorisë, në një çështje civile Doda ka kontaktuar me njërën prej palëve për ta favorizuar një ditë para dhënies së vendimit dhe në këmbim ka kërkuar 80 mijë euro.

Pala e kontaktuar nga gjyqtari kishte deklaruar se nuk mund të paguante shumën që kërkonte ai dhe gjyqtari Doda ka dhënë vendimin në favor të palës tjetër. Pas kësaj është bërë dhe kallëzimi.

Top Channel