Kosovë, nis fushata zgjedhore 10-ditore

31/05/2017 00:00

Që nga mesnata, në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, edhe pse më herët, si fillim partitë, e më pas dy koalicionet e mëdha, kanë qenë vazhdimisht të angazhuar në aktivitete elektorale.

Në Kosovë janë regjistruar gjithsej 5 koalicione, 19 parti politike dhe dy nisma qytetare. Fushata zgjat 10 ditë. Partia Demokratike e Kosovës e hapi simbolikisht fushatën me një dalje publike të krerëve të saj pas mesnate në selinë e partisë në Prishtinë, përpara tubimit të orës 15 në qendër të kryeyqytetit kosovar.

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj publikoi mesazhin elektoral: Ka ardhur koha për njerëzit e mirë të Kosovës.

Të njëjtën gjë, pas mesnate ka bërë edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdulla Hoti.

Ndërsa Lëvizja “Vetëvendosje” garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit, me kandidat për kryeministër Albin Kurtin, i cili këtë mëngjes ka vijuar fushatën në një qendër shëndetësore në Prishtinë.

Për shkak se është fushatë për zgjedhje të jashtëzakonshme, partitë kanë të drejtë deri në orën 23:59 të datës 9 qershor për të kërkuar vota.

Top Channel