Kapet “tmerri” i biçikletave

31/05/2017 00:00

Bënte kërdinë me vjedhjen e biçikletave në kryeqytet, por pas 2 muajsh hetime përfundon në pranga.

21-vjeçari Drilon Lila, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, i janë dokumentuar nga policia të paktën 10 vjedhje të biçikletave në zona të ndryshme të Tiranës.

Vjedhjet janë kryer në muajin prill dhe maj, ndërsa në një rast ai është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së një biznesi.

21-vjeçari ka pranuar kryerjen e vjedhjeve, ndërsa policia ka sekuestruar vetëm 3 biçliketa pasi të tjerat dyshohet se janë shitur.

Top Channel