Kandidati i “Vetëvendosjes”, Kurti premton ndryshim

31/05/2017 00:00

Mitrovica është qyteti i minatorëve. Albin Kurti ka protestuar vazhdimisht në Kosovë. Tani ka vendosur që të konsultohet me të gjithë. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë në pushtet në nivel qëndror asnjëherë. Me këtë ide, Kurti u thotë minatorëve se është koha për ndryshime.

Lëvizja Vetëvendosje beson se ka qeverisur mirë në Prishtinë, ku udhëheqin në bashki. Programe sociale e kujdes i veçantë i Kurtit është premtuar në luftën kundër korrupsionit, pasi akozon partitë e tjera për qeverisjen e tyre. Ai kërkon projekte zhvillimore dhe institucione të përbashkëta me Shqipërinë.

“Aktualisht, deficiti tregtar i Kosovës është sa një e treta e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo duhet urgjentisht të ndryshojë. Do të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, posaçërisht me Gjermaninë. Do të krijojmë mekanizma të përbashkëta me Shqipërinë. Prishtina zyrtare dhe Tirana zyrtare do të bëjnë hapa drejt integrimit të bashkimit me njëri-tjetrin dhe mund të mësojmë prej përvojave që kemi, e të mos kufizohemi vetëm te marrëveshjet dypalëshe, por edhe te krijimi i institucioneve të përbashkëta”, tha Albin Kurti, kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

Kurti beson se Kosova ka shumë mundësi. Politika e tij e bazuar në kundërshtimin e Beogradit është e vazhdueshme. Por, beson se duhet dialog me serbët e Kosovës.

“Dialogu ka dështuar, sepse është dizenjuar gabimisht. Pa kushte me Serbinë, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, e rrjedhimisht një dialog joparimor. Serbia është një vend problematik. Aty opozita është më pak se 15 për qind në Kuvendin e Republikës së tyre. Ne besojmë se shoqëria forcohet në fabrika dhe universitete”, tha më tej Albin Kurti.

Vetëvendosje ka paraqitur një plan për reforma në shumicën e fushave, si dhe ide për fonde e banka zhvillimore, gjithnjë duke mbështetur prodhimet vendase.

Top Channel