Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos tavolinën prej guri para Kryeministrisë pas karrigeve të djegura nga protestuesit Një efektiv policie në detyrë ka ndërruar jetë dhe tre kolegë të tij janë plagosur pasi mjeti i tyre, tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga.
Lorent Duli, 27 vjeç, mësohet se është emri i efektivit që ka ndërruar jetë, në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Fitore të Devolllit.
Ndërkohë që tre efektivët e tjerë bëhet e ditur se janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.
Punonjësit e policisë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel