Aksidentohet makina e policisë, një i vdekur, tre të plagosur

31/05/2017 00:00

Një efektiv policie në detyrë ka ndërruar jetë dhe tre kolegë të tij janë plagosur pasi mjeti i tyre, tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga.

Lorent Duli, 27 vjeç, mësohet se është emri i efektivit që ka ndërruar jetë, në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Fitore të Devolllit.

Ndërkohë që tre efektivët e tjerë bëhet e ditur se janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.

Punonjësit e policisë në momentin kur ka ndodhur ngjarja,  kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi  parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta