Vrasja e Çiços, të akuzuarit nuk paraqiten në gjykatë

30/05/2017 00:00

Asnjë nga katër të pandehurit për vrasjen e Elton Çiços majin e vitit të kaluar nuk u paraqit në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

Përveç të akuzuarit kyresor për këtë ngjarje, Jani Alija, i cili është shpallur në kërkim, tre të pandehurit e tjerë, Renato Milloshi, Redjon Raja dhe ish-efektivi i policisë Alban Trimi, që akuzohen për moskallëzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, nuk pranuan të paraqiteshin në gjykatë.

Në këto kushte kryesuesja e trupit gjykues, Vjollca Spahiu vendosi caktimin e avokatëve kryesisht për të pandehurit që nuk kishin mbrojtës, ndërsa e ka shtyrë seancën për të bërë edhe një herë njoftimin e të pandehurve.

Nga hetimet e kryera dyshohet se Elton Çiço, i ekzekutuar nga Jani Alija për shkak të disa konflikteve mes tyre që kishin lindur që nga koha kur të dy protagonistët kishin qenë në burgun e Koridhalos në Greqi.

Top Channel