LSI, tubim në Bërzhitë: Në zgjedhje dalim forcë e parë

30/05/2017 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi këtë të martë një takim në Bërzhitë, me banorë të pesë njësive administrative të Tiranës.

Në fjalën e tij, ish-kryetari Ilir Meta deklaroi se, LSI është një forcë politike me këmbë në tokë.

“LSI është forca politike që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptarë. Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e rinisë”, tha Meta.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari theksoi se, Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë kryesore falë angazhimit maksimal që ka ndaj të rinjve dhe të rejave.

“LSI do të jetë forcë e parë falë besimit që kanë shqiptarët tek serioziteti që LSI ka si forcë politike”, tha Braimllari.

Ai shtoi se, Shqipëria është një vend që ka nevojë që të sigurojë vende pune për të rinj e të reja.

Top Channel