Demiraj, ku shkeli ligjin. Juristët: Pengoi zbardhjen e të vërtetës

30/05/2017 00:00

Sipas juristëve, veprimet e ministrit Demiraj të dielën në mbrëmje, mund të përbëjnë vepër penale.

Në kushtet kur ministri i Brendshëm, në kundërshtim me detyrën e tij, paraqitet në një operacion policor në terren, sipas juristëve mund të jemi në kushtet e nenit 301, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, i cili parashikon se:

“Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, thuhet në nenin 301 të Kodit Penal.

Tashmë mbetet në dorën e Prokurorisë në rast se ndaj Demirajt, i cili ka vetëm një javë në krye te ministrisë së Brendshme, do të nisin hetimet apo do t’i ngrihet akuzë.

Top Channel