Ahmetaj në Kavajë: Këtu, shembulli i Rilindjes Urbane

30/05/2017 00:00

Arben Ahmetaj zhvilloi takime për garën elektorale për Bashkinë e Kavajës, bashkë me kandidatin socialist Dorian Murati. Ahmetaj e cilësoi Kavajën si shembullin e Rilindjes Urbane, që do të vijojë edhe pas 25 qershorit.

“Ky qytet është shembulli i Rilindjes Urbane. Pas 25 qershorit do të vijojë edhe në rrethina dhe në fshatra. Të gjithë i mbajnë mend pamjet e rrethinave dhe qytetit. Të gjithë i mbajnë mend pamjet bardhezi”, tha Ahmetaj.

Ndërsa kandidati Dorian Murati tha se me votën e 25 qershorit kavajasit do të mundësojnë investime për disa qendra të mëdha, siç janë ato të Golemit, Luzit dhe Synejit.

“Në 25 qershor, bashkë Ahmetajn dhe Edi Ramën ne do të bëjmë të mundur ndërtimin e qendrës së Luzit, ndërtimin e qendrës së Synejit dhe qendrës së Golemit, ashtu siç bëmë me qendrën e Kavajës”, tha Murati.

Top Channel