10 portierët e shitur më shtrenjtë
30/05/2017 00:00
Manchester City është pranë thyerjes së një rekordi 16-vjeçar. Skuadra e drejtuar nga Guardiola është e gatshme të transferojë portierin brazilian të Benfica-s, Ederson.
Shuma që pritet të paguajë City për transferimin e portierit 23 vjeçar është me të vërtetë një rekord për këtë pozicion, pasi mendohet se marrëveshja është arritur mes klubeve për një vlerë 34.9 milionë paund.
Rekordi për transferimin e portierit më të shtrenjtë është vendosur që në vitin 2001 edhe pse atëherë shifrat e transferimit të lojërave kanë qenë shumë të ulëta. Por bëhet fjalë me të vërtetë për një portierë të madh.
Në fotogaleri gjeni listën me 10 portierët e shitur më shtrenjtë
Top Channel