Barça nuk e lëshon Kupën e Mbretit. Ikën Enrique. Messi, kryegolashënues

28/05/2017 00:00

Kupa e Mbretit mbetet ende një trofe që nuk mund të vendoset ndryshe, veçse nga Messi & Co.

Në finalen e luajtur në “Vicente Calderon”, ku u zhvillua edhe sfida e fundit zyrtare përpara se të mbyllë dyert, ekipi “blaugrana” fitoi për të tretën herë radhazi këtë trofe, duke qenë bindshëm superiorë ndaj Alavesit, që luante nga ana e saj të parën finale në 96 vite histori.

Për ekipin bask ishte një mision i pamundur, e bashkë me 90 minutat e humbura ndaj Barcelonës, Alaves humbi edhe të drejtën për t’u kualifikuar në Europa League, një biletë që i shkon Athletic Bilbaos.

Luis Enrique, ndërkohë, përshëndet ambientin katalanas pasi siguroi trofeun e 9 në 3 vitet e drejtimit të pankinës prej tij, mes të cilave, dy tituj kampionë në La Liga, 3 Kupa Mbreti, një Superkupë të Spanjës, një Champions League, një Superkupë të Europës dhe një Botëror për Klube, ndërsa Messi e mbyll zyrtarisht sezonin në kuotën e 53 golave, duke siguruar kështu edhe titullin e trefishtë “Pichichi”, si golashënuesi më i mirë në La Liga, Champions dhe Kupë Mbreti.

Top Channel