Bonucci realizon ëndrrën e djalit të tij

26/05/2017 00:00

Kur Juventusi festoi shpalljen kampion të Italisë për herë të gjashtë, vëmendje tërhoqi edhe njëri nga dy djemtë e mbrojtësit të bardhezinjëve, Leonardo Bonucci.

Djali i madh i Bonucci-t është tifoz i skuadrës së Torinos dhe në pamjet që qarkulluan gjatë festimeve, ku lojtarët ishin së bashku me familjarët e tyre, nuk ndau të njëjtin gëzim si babai i tij për trofeun.

Përkundrazi, në portretin e Lorenzos u pa dukshëm mërzitja që mbante veshur fanelën e Juventusit dhe jo të skuadrës së tij të preferuar.

Por, për ta ngushëlluar babai i tij mbrojtës ka menduar një suprizë të këndshme për të dhe ftesës së tij iu përgjigj pozitivisht sulmuesi i Torinos, Belotti, idhulli i Lorenzos.

Gjithçka përfundoi me një fund të lumtur për vogëlushin, që pati mundësinë të shpenzonte disa orë me sulmuesin e Torinos.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel