Ndërron jetë Nicky Hayden

22/05/2017 00:00

Nicky Hayden nuk ia doli të mbijetonte në garën më të vështirë të jetës, duke humbur betejën ku ishte impenjuar prej ditësh në një spital italian, pas një aksidenti që rezultoi fatal.

Piloti i njohur i garave me motorë u plagos rëndë në kokë në 17 Maj në zonën e Mizano-Adriatiko ndërsa udhëtonte me biçikletë, dhe lëndimet e shumta sollën ndarjen para kohe nga jeta.

35 vjeçari që fitoi titullin kampion bote në vitin 2006 dhe ofroi për sezone me radhë rivalitet me pilotë më të mirë si Rosi, Biaxhi dhe Lorenco, u aksidentua nga një shofer që në ditët ën vijim, u konfirmua se nuk ishte fajtor.

Trupi i Niki Hejdën u dëmtua gjatë përplasjes me hemoragjinë cerebrale si problemin më të rëndë që i mori dhe jetën. Amerikani Nicky Hayden zhvilloi në total 218 gara që prej debutimit në vitin 2003 me Hondën.

Ai do të mbahet mend për grintën në pistë, dhe për suksesin fantastik të vitit 2006 në dëm të një veterani si Valentino Rosi. pasi mbylli aventurën në MotoGP, ai kaloi në kampionatin e Superbike  me Hondën, ku sezonin e  fundit e mbylli në vendin e 5.

Top Channel