
Pas arritjes së marrëveshjes politike, Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Burime nga selia blu thonë se, rreth 1.700 individë janë propozuar nga më shumë se 27 mijë qytetarë në aplikacionin “online” në faqen zyrtare të PD-së.
Ndërkohë, rreth 1.500 propozime kanë ardhur nga baza gjatë procesit që përfundoi pak para protestës së opozitës më 18 shkurt.
Burimet nga kjo parti thonë se, kryetari Basha ka ngritur një grup pune, i cili prej ditës së djeshme ka nisur punën në terren në kontakt me strukturat dhe me faktorët e komunitetit, për të siguruar të dhëna sa më objektive rreth kandidatëve potencialë të Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
Po ashtu, burimet theksojnë se anëtarët e grupit të punës janë përcaktuar jashtë konfliktit të interesit dhe se, në rast kandidimi, asnjëri prej tyre nuk do të garojë në Qarkun ku janë angazhuar këto ditë në këtë proces.
Shkodrën e mbulon Edi Paloka, Lezhën Arben Ristani, Kukësin Dhurata Çupi, Dibrën Ervin Salianji, Durrësin Florion Mima, Elbasanin Albana Vokshi, Fierin Flamur Noka, Beratin Tritan Shehu, Korçën Edmond Spaho, Vlorën Grida Duma, Gjirokastrën Gent Strazimiri, ndërsa Tiranën Aldo Bumçi.
Grupet e punës në PD, sipas qarqeve:
Shkodra, Edi Paloka
Lezha, Arben Ristani
Kukësi, Dhurata Cupi
Dibra, Ervin Salianji
Durrësi, Florjon Mima
Elbasani, Albana Vokshi
Fieri, Flamur Noka
Berati, Tritan Shehu
Korça, Edmond Spaho
Vlora, Grida Duma
Gjirokastër, Gent Strazimiri
Tirana, Aldo Bumci.
Top Channel