Stanaj interpreton “live”, në finalen e “The Voice”

20/05/2017 00:00

Këngëtari shqiptar, me famë botërore, Albert Stanaj, ka performuar live dhe ekskluzivisht në natën finale të “The Voice of Albania 6”.

Stanaj ishte artisti i fundit që zbriti në skenë, pak para se të shpallej fituesi i edicionit, duke sjellë dy nga këngët e tij, për publikun e “The Voice”.

Në fillim performoi solo, këngën “Romantic”, duke shoqëruar veten në piano, dhe më pas dha një intervistë të shkurtër për publikun, ku theksoi krenarinë e tij për faktin se ishte shqiptar.

Më pas Stanaj performoi hitin e radhës “Ain’t love strange”, dhe mori gjithë duartrokitjet e publikut, të cilët për pak çaste harruan “ethet” e televotimit. 

Top Channel