Higuain i do të gjitha, Champions dhe Kupën e Botës

20/05/2017 00:00

Gonzalo Higuain kërkon të fitojë gjithçka në karrierë, jo vetëm në Torino si futbollist i Juventusit. Të mërkurën e kaluar argjentinasi ngriti lart trofeun e Kupës së Italisë, por ambiciet e tij janë maksimale: pas titullit në Serinë A synon Championsin dhe Kupën e Botës me Argjentinën në Rusi 2018.

“Kalimi te Juventusi ishte zgjedhja e duhur, ndonëse nuk do ta harroj kurrë Napolin. Allegri më mësoi që të sakrifikohem për skuadrën.  Pas 20 ditësh kemi finalen e Championsit, ndërsa pas një viti Botërorin. Duhet të rritëm më shumë sepse nuk i kam shijuar ende këto trofe. E rëndësishme është ta mbyllim në mënyrën e duhur këtë sezon të mrekullueshëm. Ko rastësisht jemi vetëm një hap objektivave historikë. Juvja është ndryshe nga klubet e tjera, i ngjan Realit të Madridit edhe nga struktura”.

Argjentinai ka qenë protagonist absolut i sezonit, me 24 gola në Serinë A, 5 në Champions LEague, dhe 3 në Kupën e Italisë. Po udhëheq sulmin bardhezi drejt një suksesi të trefishtë, që do të kompletohej me triumfin në finalen e Championsit në Cardiff. Meritë për përshtatjen e jashtëzakonshme që në vitin e parë në Torino, sipas Higuain ka trajneri Massimiliano Allegri.

“Më ka mësuar të sakrifikohem dhe sesi të përmirësohem taktikisht. Me të kam ndryshuar shumë.”

Te Juventusi Higuain ka patur mundësinë të luajë përkrah bashkëkombasit të tij Paulo Dybala, me të cilin ndihet shumë mirë në fushë. 29-vjecari kujtoi se në futbollin argjentinas po rriten telente të tjera të futbollit, Alario apo Martinez Quarta që shumë shpejt mund të transferohen në Europë.

Top Channel