Pas marrëveshjes, reagon Vasili: I kënaqur, tani LSI forcë e parë

18/05/2017 00:00

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili reagoi pak minuta më parë, duke thënë se është i kënaqur që më në fund u arrit marrëveshja për të cilën luftoi deri në fund.

“Jam i kënaqur – thotë Vasili, – edhe që opozita do të marrë pjesë në zgjedhje. Çlirimi nga detyrimet burokratike më jep të gjithë kohën që t’i dedikohem fushatës për të nxjerrë LSI-në, forcë të parë. Shpresoj që në këto 7 ditë të çmuara të shtyrjes së zgjedhjeve, opozita do të realizojë objektivat e saj për standarde të larta në zgjedhje, luftën kundër drogës dhe dekriminalizimin”, thotë Vasili.

Top Channel