Orët e fundit të çadrës, Basha: Marshojmë drejt 25 qershorit!

18/05/2017 00:00

“Plot 90 ditë më parë, ju nisët një rrugëtim epik qytetar, demokratik, paqësor dhe europian. Kjo betejë u kurorëzua, jo me rrëzimin e Qeverisë, por vetëm gjysmës së saj, me garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme që duhet të zbatohen nga fillimi deri në fund”.

Me këto fjalë Lulzim Basha iu drejtua mbështetësve në çadrën e protestës, pak orë pas arritjes së marrëveshjes që fut opozitën në zgjedhjet, tashmë të vendosura më 25 qershor.

Basha thotë se beteja vazhdon dhe marshimin nis me nisjen e fushatës.

“Beteja jonë nuk përfundon këtu, kjo është vetëm nxehja dhe pas një jave ne marshojmë drejt fitores. Republika e re është realiteti që ka ardhur dhe do të jetësohet përmes qëndresës së vullnetit tonë dhe votës së qytetarëve shqiptarë drejt republikës së re më 25 qershor”, vijoi ai.
 
Sipas Bashës, “Republika e vjetër ka pranuar rrugën institucionale për t’i hapur rrugën republikës së re. Kjo është domethënia për angazhimin për reformën kushtetuese, angazhim që është flamuri i bardhë i republikës së vjetër para vendosmërisë tonë”.

Top Channel