Ilir Meta i shkoi në zyrë ish-kryeministrit Sali Berisha dhe tha se ishte i lumtur për marrëveshjen që kishte dëgjuar përmes medias.

“Kjo ka qenë ëndërra ime dhe të shpresojmë që çdo gjë të bëhet publike”, tha Meta, që ripërsëriti se Doktori është dobësia e tij.

“Jam shumë i lumtur që ka patur një marrëveshje mes zotit Rama dhe zotit Basha. Kjo ka qenë ëndrra ime, që të ketë një marrëveshje! Ky ka qenë kontributi im, që të ketë një marrëveshje. Le të shpresojmë që kjo t’i shërbejë standardit të zgjedhjeve dhe demokracisë. Unë nuk kam qenë ndërmjetësues i kësaj marrëveshjeje, por kam qenë imponuesi i saj, bashkë me PDIU-në dhe gjithë partitë e tjera, si nga e majta ashtu edhe nga opozita. Zoti Berisha është dobësia ime dhe unë jam i gatshëm që ta ndjej këtë kënaqësi”, tha Meta.

Top Channel