Marrëveshja largon kryetarin e LSI-së nga Qeveria

18/05/2017 00:00

Marrëveshja Rama-Basha parashikon ndryshime të mëdha në Qeveri dhe janë plot gjashtë ministri që do të drejtohen nga teknicienë të propozuar nga Partia Demokratike.

Nga këto ministri, pesë drejtohen nga socialistët dhe njëra nga Lëvizja Socialiste për integrim dhe nga as më pak e as më shumë, vetë kryetari i saj.

Bëhet fjalë për Ministrinë e Drejtësisë së drejtuar nga Petrit Vasili, që në bazë të marrëveshjes Rama-Basha do të zëvendësohet nga një emër i propozuar nga opozita.

Edhe Drejtoria e Burgjeve, që varet nga Ministria e Drejtësisë përfshihet në këtë marrëveshje.

Ndryshimet e tjera përfshijnë edhe zyrën e hipotekave, që drejtohet nga LSI, por edhe dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, që ndodhet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, e drejtuar gjithashtu nga LSI.

Top Channel