Nishani në “Oxford Union”: Integrimi shkëput Ballkanin nga konfliktet

17/05/2017 00:00

Presidenti Nishani mbajti një ligjëratë në “Oxford Union” mbi rolin dhe kontributin e shqiptarëve në Ballkanin për paqen, sigurinë dhe pajtimin, si edhe integrimin europian.

Nishani tha se Shqiperia ka mbështetur gjithmonë dialogun, ndërsa pavarësia e Kosovës hapi një kapitull të ri. Ai foli me shqetësim për situaten e tensionuar në Maqedoni, por edhe zhvillimet në Bosnje.

Nishani deklaroi para studentëve se vetëm anëtarësimi i plotë në BE i vendeve të Ballkanit do të mund ta shkëpusë rajonin e Ballkanit nga e kaluara konfliktuale, si dhe do ta çlirojë  nga metafora e ‘fuçisë së barutit’.

Top Channel