Botërori i Aeronautikës

17/05/2017 00:00

Këtë vit, Shqipëria priti për herë të parë Botërorin e 9 të Aeronautikës. Vlora ishte vendi ku u mbajt ky aktivitet, që ndërthuri spektaklin, adrenalinën dhe emocionet me garën e fortë mes pjesëmarrësve.

Pak ditë pas mbylljes së saj, drejtuesit e Komitetit Olimpik Shqiptar pritën në një takim të veçantë organizatorët e kësaj ngjarjeje të rëndësishshme.

Në këtë takim, presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani përgëzoi drejtuesit e Federatës Shqiptare të Aeronautikës për punën e bërë për këtë botëror, që e cilësoi si një pasqyrë mjaft të mirë të promovimit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Kreu i KOKSH-it i dorëzoi gjithashtu presidentit të kësaj Federate, Renis Tërshana, titullin e “Mirënjohjes”, ndërkohë që inkurajoi ekipin shqiptar të fluturimeve për rezultate më të mira në të ardhmen.

Ndërsa përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Aeronautikës shprehën mirënjohjen e tyre ndaj KOKSH-it, për ndihmën e dhënë për organizimin e këtij botërori dhe kërkoi mbështetjen e talenteve të reja të këtij sporti në vendin tonë, për zhvillimin dhe promovimin e mëtejshëm të tij.

Top Channel