Basha letër Ramës: Pranojmë propozimin e Hoyt Yee

17/05/2017 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër publike Kryeministrit Edi Rama ku konfirmon qëndrimin e opozitës në mbështetje të paketës së prezantuar nga Ndihmës/Zv. Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

Letra:

Në emër të opozitës ju informoj se që prej ditës së djeshme në orën 12:00, opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjidhje për krizën politike nga nd/zv Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që edhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t’i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete me qëllim garantimin e kushteve për proces zgjedhore të lirë dhe të ndershëm për qytetarët shqiptarë.

Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të saj pa vonesa.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel