Man. City në Champions, Arsenal shpreson

16/05/2017 00:00

Manchester City mposhti me rezultatin 3-1 ekipin e West Brom dhe siguroi një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League, pavarsisht rezultatit që do të arrijë në javën e fundit.

Gabrie Jesus, De Bruyne dhe Yaya Toure ishin autorët e golave për ekipin e Guardiolës, ndërsa Robson Kanu shënoi golin e dnerit për miqtë, tre minuta nga fundi i takimit.

Edhe Arsenal mori një fitore, që i mban gjallë shpresat për një vend në Champions, nëse Liverpool do të gabojë në javën e fundit të Premiere League. Topçinjtë fituan jo pa vështirësi ndaj Sunderlandit të rënë nga Premiere League, me du gola të sulmuesit Sanchez, shënuar në 20 minutat e fundit të takimit. 

Ekipi i katërt anglez, që do të marrë pjesë në Champions League do të vendoset më datë 21, kur do të luhet edhe java e fundit e kampionatit anglez. Liverpool do të presë Middlesbruogh, ndërsa Arsenal do ët presë Evertonin, me shpresën e një gabimi të ekipit të Klopp.

Top Channel