Për të dytin vit radhazi instrumentet e tunxhit dhe veglave frymore mbledhin në Tiranë në eventin 5-ditor, instrumentiste nga e gjithë bota, që nga Kroacia, Spanja, Amerika e deri tek Meksika ne “Brass festival”.

“Risia do të jetë një ekspo e fotove të bandës, e cila quhet “Retro brass”, një ekspo e para në vend mund të themi që fillon nga data 1878 me bandën e par që është në Shkodër. Do kemi artistë amerikanë, por një risi e veçantë është që do të kemi një artist meksikan, i cili do të luajë pjesë meksikane me sombrero, me veshjen tradicionale nga vendi i tij”, tha Ilir Kodhima, Drejtor Artistik i “Brass Festival”.

Me synimin për të rikthyer sytë nga tradita e vlerat muzikore që sjellin këto vegla, dëshira nistore e organizatoreve ishte të çonin përtej kufijve shqiptarë tingujt e Brass-it.

 “Dëshira jonë ka qenë qe ky festival të hapej në Shkup, por për në pamundësi ekonomike, duke parë edhe klimën që ndodhet tashme, ishte e pamundur dhe jemi të detyruar ta hapim në Tiranë. Synimi ynë është që vitin tjetër ta lëvizim, ta mbajmë diku tjetër në Berat ose Gjirokastër, që janë dy vende të aderuara në Unesco”, tha Ilir Kodhima.

“Brass festival” mbahet në Tiranë nga data 18-22 maj, ndërsa skenat që do të mirëpresin artistët do të përbëjnë një tjetër risi, që nga Amfiteatri i Liqenit Artificial e deri tek shtëpia e fëmijëve, pa munguar si tradicionalisht në skenën e Universitetit të Arteve.

Top Channel