Trajneri i Chelsea, Antonio Conte nuk e fshehu lumturinë, ku stadiumi këndoi në kor emrin e tij, në ndeshjen e fituar 4-3 ndaj Watfordit.
Sigurisht, të dëgjosh stadiumin që këndon emrin tënd kaq me pasion, mendoj se është një emocion shumë i madh. Punoj këtu prej nëntë muajsh dhe kemi ndërtuar një ndjenjë të pabesueshme me tifozët, tyë cilët i falënderoj pa masë”, tha trajneri italian.
Ndonse u shpallën kampionë para tre ditëve, kur fituan 0-1 në transfertën ndaj West Brom, londinezët nuk kanë ndërmend të ulin ritmin dhe pasi mposhtën Watfordin, kanë vënë në fokus Sunderlandin e rënë tashmë nga Premiere League.
“Jemi duke bërë gjëra shumë të bukura, por rëndësi ka vijimësia. Duam të arrijmë shifrën e 30 fitoreve në kampionat dhe të fitojmë finalen e FA Cup. Vetëm kështu mund të themi se kemi zhvilluar një sezon fantastik”, tha Conte.
Top Channel