Presidenti rus Vladimir Putin njihet për pasionin e tij për artet marciale dhe sportet në përgjithësi, por së fundmi ai ka zbuluar edhe shpirtin e tij artistik.

Pak vetë e dinin, por presidenti rus është një pianist amator, siç e cilëson ai veten, megjithëse disa muzikantë thonë se nuk është fare pa talent. Këtë të fundit Putin e shfaqi ndërsa priste që të takohej me homologun e tij kinez Xi Jinping për të zhvilluar bisedime dy palëshe në Pekin.

Mediat ruse shkruajnë se presidenti Putin luajti në piano disa melodi nga këngë të kohës sovjetike për Moskën dhe Shën Pjetërburgun, duke treguar se lavdia e dikurshme është ajo që Putin dëshiron ti kthejë Rusisë moderne.

Top Channel